Tefik Osmani tek Partizani, konfirmohet edhe nga burime të minuta90.com

0
SHPËRNDAJE
loading...

Tefik Osmani mund të jetë goditja e radhës në merkato për Partizanin. Burime të sigurta të minuta90.com pohojnë se, afrimi i mbrojtësit te Partizani nuk është i pamundur.

Futbollisti shtatlartë ka treguar një formë mjaft të mirë këtë sezon duke u kthyer në një lider të vërtetë për skuadrën e bardhekuqve. 31-vjeçari i shëtitur në shumë ekipe nuk e ka problemin e lëvizjes në ndonjë ekip tjetër, pasi edhe në verën e kaluar e ka parë si mundësi largimin, madje ka rinovuar vetëm në fund të verës me korçarët.

Osmani do të përjetonte një rikthim në Tiranë, pasi ka qenë pjesë e “demave” në vitin 2007-2008. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU