Tek Partizani “ngrenë supet” për Ribajn

0
SHPËRNDAJE

 

10409295_10203292334326503_1384904146279252290_nOrët e fundit në webpage të ndryshëm sportivë shqiptar po qarkullon lajmi se sulmuesi i Apolonisë Andi Ribaj ka nisur stërvitjen me skuadrën e Partizanit. Ribaj është një lojtar i dalluar i kampionatit shqiptar dhe do të ishte një përforcim i mirë për të kuqtë, por me sa duket lajmi ende nuk është realitet.

Madje as në zyrtare në “Facebook”, të kuqtë nuk kanë bërë publik një lajm për paraqitjen e Ribajt gjatë seancës stërvitore.

Të kontaktuar disa nga pjesëtarët e stafit të kuq, gjithashtu edhe futbollistë të ndryshëm, të gjithë “ngrenë supet” duke mos e pohur një gjë të tillë. Ata shprehen se Ribaj nuk është parë në stërvijten e të kuqve ditën e mërkurë.

Nuk dihet nga buron ky lajm, por padyshim burimi në fjalë duket se është pak i turbullt në ujërat e tij. Mësohet se Ribaj ka qenë i pranishëm në tribunën e “Qemal Stafa-s”, por nuk është stërvitur për asnjë sekond me Partizanin. Mbase diçka të tillë mund ta bëjë në ditët në vazhdim, pas ndeshjes vendimtare në Ligën e Europës ndaj Stromsgodset, por për momentin ai nuk e ka shkelur barin si lojtar i Partizanit, qoftë edhe në provë apo séanca stërvitore me të kuqtë.

Kujtojmë se pak kohë më parë Mikel Canka zhvilloi një provë të çuditshme në kampin e kuq dhe në fund u largua.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.