Tek Tirana ka lëvizje, rikthime, dëmtime dhe…përgënjeshtrime

0
SHPËRNDAJE

Erjon Vucaj
Erjon Vucaj
Superiorja/ Situata në kampin bardheblu nuk duket aspak e qetë këto ditë, teksa ka pasur zhvillime intensive. Trajneri Muça ka marrë edhe lajme të mira por edhe të këqija përsa i përket grupit të lojtarëve të ka në dispozicion. Tashmë për trajnerin e Tiranës do të jetë i gatshëm mesfushori Erjon Vucaj, i cili është rikthyer në stërvitje me skuadrën duke plotësuar kështu nje boshllëk të madh duke ditur se Muça i ka besua “çelësat” e mesfushës atij. Mesfushori shkodran ka lënë pas dëmtimin dhe tashmë është i gatshëm për t’u aktivizuar qysh nga minuta e parë.
Ervin Bulku
Ervin Bulku

Ndërkohë një tjetër lajm i mirë është edhe fakti që kapiteni Ervin Bulku është rikthyer në stërvitje pas dëmtimit, por është stërvitur në mënyrë të diferencuar. Tashmë duket se Bulju e ka lënë pas dëmtimin e pësuar në shpinë, por nuk është ende gati për t’u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Ai pritet që të mungojë edhe në ndeshjen e fundjavës kundër ekipit të Teutës që do të luhet në Tiranë.

Ronald Gërçaliu
Ronald Gërçaliu
Mjaft e vështirë duket situata për mbrojtësin e majtë, Ronald Gërçaliu pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Skënderbeut. Pas përplasjes me Latifin mbrojtësi baedheblu refuzoi të zëvëndësohej pas dëmtimit që mori në fytyrë, teksa mbeti ke fraktura në pjesën e syrit, por ky dëmtim rezultoi më i rëndë nga sa mendohej tek kampi bardheblu. Pasi kreu rezonancën magnetike dhe ajo zbuloi frakturën në fytyrë, mjekët specialistë të fushës i rekomanduan atij një ndërhyrje të shpejtë kirurgjikale, madje edhe jashtë vendit.
Gërçaliu pas dëmtimit
Gërçaliu pas dëmtimit
Gërçaliu do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në Austri, dhe do te qëndrojë 2 deri në 3 javë pushim absolut, dhe më pas do të fillojë përgatitjet për të kapur ritmin. Ai pritet të mungojë rreth afro 1 muaj.

Gilberto në stërvitje
Gilberto në stërvitje
Gjithashtu klubi bardheblu ka dashur të sqarojë edhe situatën për sulmuesin Gilberto Fortunato. Pas shkrimit të botuar sot në mediat e shkruara, dhe në gazetën “Sport Ekspres” ku flitej për një incident mes trajnerit Muça dhe sulmuesit brazilian, klubi i Tiranës ka sqaruar këtë problem. Ata kanë deklaru se lojtari në fjalë është larguar pak minuta para se stërvitja të përfundonte plotësisht pasi mori lejen e trajnerit për shkak se nuk ndihej mirë nga ana shëndetsore. Ata pohojnë se nuk ka patur asnjë çëshje tjetër, duke përgënjeshtruar shkrimet në media por edhe duke kërkuar që këto të fundit të mos keq informojnë tifozë. Lojtari është stërvitur normalisht ditën e sotme me ekipin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.