Tekniku Daja: Do shkojmë në Shkodër vetëm për fitore

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Në prag të ndeshjes me Vllazninë, Ilir Daja ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat. Trajneri i Skënderbeut ka folur për rivalin e radhës ku e vlerëson shumë ekipin shkodran, megjithatë Daja nuk është i qetë për shkak të paragjykimeve që po i bëhen. Numri një i pankinës korçare u shpreh se akuzar e tilla të shëmtuara nuk përfillen nga ai dhe skuadra që drejton:

“Vllaznia ka një ekip mjaft të fortë. Ne e kemi analizuar kundërshtarin dhe kemi punuar gjithë javën për të zhvilluar një ndeshje të mirë dhe rezultative. Pavarësisht se çfarë thonë njerëz të ndryshëm lart e poshtë, ne shkojmë në Shkodër vetëm për fitore. Këtë gjë, Skënderbeu e ka objektiv në çdo fushë ku luan, në shtëpi dhe jashtë, sepse është ekipi kampion. Po na paragjykojnë sikur bënë para çerekfinales së kthimit të Kupës së Shqipërisë, ndaj Laçit, por ne shohim punën dhe rrugën tonë.”
Ndërkohë, në konferencën për shtyp të Dajës është mësuar edhe një lajm tjetër. Bëjet fjalë për mesfushorin rumun, Predesku i cili është larguar nga Shqipëria për probleme familjare. Ai do të jetë mungesa e vetme e kampionëve në Shkodër, teksa trajner Daja sqaron edhe arsyet:

“Mungesa e vetme në ndeshjen ndaj Vllaznisë do të jetë ajo e rumunit Predescu. Lojtari ishte i detyruar të largohej nga Shqipëria, pasi njëri nga anëtarët e familjes është ndarë nga jeta. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet e mija atij dhe familjes!”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.