Telenovela Salah drejt fundit

0
SHPËRNDAJE

ESULTANZA MOHAMED SALAH FIORENTINA GOL 1-2, GOAL CELEBRATION, TORINO 05-03-2015, JUVENTUS STADIUM, FOOTBALL CALCIO 2014/2015 COPPA ITALIA, SEMIFINALE, JUVENTUS - FIORENTINA, FOTO FILIPPO ALFERO/INSIDEFOTO - FOOTBALL, CALCIO, COPPA ITALIA, TIM CUP, SPORT, SOCCER, 2014/2015, FOREIGNFOOTBALL,

Një nga emrat më të përfolur të kësaj merkatoje vere ka qenë ai i Mohammed Salah. Egjiptiani i cili është në pronësi të Chelseat sipas të gjitha gjasave do të transferohet te Roma pas akordit të gjetur ditën e hënë dhe tani pret vetëm akordin midis Romës dhe Chelseat i cili mund të arrihet në orët e ardhshme. Oferta e Romës ka qenë prej 2 milionë eurosh për huazimin dhe 20 milionë euro të tjera për blerjen ndërsa formula është ajo e huazimit me detyrim blerjeje. Vetë Salah ka dhënë një sinjal të rëndësishëm në profilin e tij Twitter ku ka shkruar : “Po bëhem gati për të ndryshuar foton e profilit”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.