Telushi firmos dhe prezantohet në Kroaci

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Bruno Telushi është zyrtarisht futbollist i klubit kroat Slaven Belupo.

Mesfushori i fuqishëm ka firmosur një kontratë 2+1, duke u larguar sërish nga Shqipëria, pas disa vitesh të suksesshme te Flamurtari.

26-vjeçari ka luajtur te Flamurtari në 6 sezonet e fundit, pas kthimit nga Italia, si dhe u bë pjesë e Shqipërisë U-21 në vitin 2011, ndërsa më pas u bë edhe kapiten i Flamurtarit.

Në sezonin e fundit Telushi shënoi 7 gola në 37 ndeshje mes kampionatit e Kupës së Shqipërisë, duke shkëlqyer dhe duke u konfirmuar si një lojtar lider në Vlorë, aty ku la zemrën e vet, por siç thotë ai vetë: “Herët a vonë do të kthehem në shtëpi, pasi në Shqipëri Flamurtarin nuk e ndërroj me asnjë klub”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Slaven Belupo, Bruno Telushi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.