Telushi: Fitore e rëndësishme, për pagat të shohim…

0
SHPËRNDAJE
Loading...

bruno-telushiKapiteni i Flamurtarit, Bruno Telushi, pas ndeshjes me Teutën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Gjergji Xharo, ka pranuar se ishte një fitore shumë e rëndësishme ajo ndaj durrsakëve, por ndërkohë nuk konfirmon zërat për kalimin e pagave.

“Fitore shumë e rëndësishme, jemi të kënaqur. Më erdhi shumë inat kur mora kartonin e verdhë, sepse ishin dy ndërhyrje rresht dhe më pas e godita topin nga nervozizmi. Më vjen shumë keq, sepse mora kartonin që më lë jashtë ndeshjes kundër Tiranës.

“Ndeshja kundër Teutës? Rëndësi kanë pikët, pastaj goli i pësuar nga Teuta ndoshta ishte faull, sepse Ribaj kreu një faull ndaj mesfushorit Kuqi, edhe pse ky i fundit ka një natyrë që nuk rrëzohet lehtë dhe nuk mundohet të fitojë faulle.

“Problemi financiar? Nuk di ç’të them, na është premtuar që po punohet për zgjidhjen, por të shohim.

“A kanë kaluar pagat? Këtë gjë nuk e dimë”,-mbylli prononcimin e tij, kapiteni i Flamurtarit, Bruno Telushi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.