Telushi largohet nga Flamurtari pas 6 vitesh, të hënën firmos në Kroaci

0
SHPËRNDAJE

Bruno Telushi do të largohet nga Flamurtari dhe do të transferohet te klubi i Superligës së Kroacisë, NK Slaven Belupo. Pas lajmit të gazetës “Panorama Sport”, minuta90.com u interesua dhe mësoi nga disa burime të sigurta pranë lojtarit, se pas negociatave të vazhdueshme, 26-vjeçari ka pranuar ofertën e kroatëve.

“Operacionin” e këtij kalimi të bujshëm e ka kryer ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Adrian Aliaj, i cili prej vitesh është menaxher i FIFA. Nga burime të sigurta të minuta90.com, mësohet se Telushi pritet të marrë një pagë prej 7 mijë eurosh, pa përfshirë këtu bonuset në kontratë. Marrëveshja me NK Slaven Belupo do të jetë 2-vjeçare me opsion rinovimi.

Gjatë ditëve të fundit emri i mesfushorit Telushi u lakua edhe te Kukësi dhe Partizani, por vlonjati pasi shqyrtoi ofertat vendosi të provojë një aventurë të re në Kroaci. Të hënën Telushi do të firmosë zyrtarisht kontratën e re, teksa te NK Slaven Belupo do të gjejë edhe mbrojtësin kosovar, Fidan Aliti. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.