Telushi: Nuk e dëmtova unë Debatik Currin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Një dyluftim mes Bruno Telushit dhe Debatik Currit i shkaktoi këtij të fundit thyerjen e këmbës. Lojtari u detyra që të operohej dhe, për pasojë, do të qëndrojë të paktën tre muaj larg fushave të blerta. Telushi, pasi ka lexuar lajmet se ishte ai që i shkaktoi dëmtimin, e ka ndier të nevojshme që të japë versionin e tij. Edhe pse shfaq keqardhje për kosovarin, ai nuk ndihet fajtor.
image
Mesfushori i Flamurtarit thotë se mbrojtësi kosovar u dëmtua vetë dhe se nuk është ai përgjegjës. Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, Telushi ka shprehur keqardhjen, por nga ana tjetër shpjegon se ishte Curri që ka ndërhyrë rrezikshëm ndaj tij.

“Debatik Curri është dëmtuar vetë. Unë kam qenë duke ecur me topin dhe kam kërcyer në ajër në ato momente dhe nuk e kam prekur fare, ai kreu një sparkadë të rëndë, madje duke ndërhyrë rrezikshëm ndaj meje. Më vjen keq shumë keq për atë që ndodhi, por shpesh në futboll ndodhin. Këto janë edhe gjërat e Zotit”, tha mesfushori vlonjat. /Panorama Sport/

image
Ndërkohë që sajti ynë mban qëndrimin e tij duke deklaruar se Debatik Curri nuk mund të jetë dëmtuar vetë. Në momentin e dyluftimit Debatik Curri ka ndërhyrë duke bërë një sparkatë ndaj mesfushorit, por Telushi ka kërcyer duke e shmangur ndërhyrjen e mbrojtësit dhe kur ka rënë ka rënduar tek këmba e mbrojtësit Curri me të gjithë peshën e trupit duke e shkelur ate, në mënyrë të qëllimshme apo jo, këtë gjë e dinë vetë protagonistët dhe të pranishmit në momentin e ngjarjes. Pra ka qëne kontakti me Telushin ai që i ka thyer këmbën Debatik Currit, dhe jo vetë mbrojtësi nga Kosova pa u prekur nga askush. /Minuta90/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.