Telushi përplaset me delegatin Nurishmi

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Flamurtari humbi sërisht në ndeshjen e dytë te Superligës, por këtë rradhë ndaj Partizanit. Shkak për këtë humbje u bë nje 11-metërsh i dhënë në minutën e 4′-t shtesë kur pas një gafe të Popkhadze, sulmuesi italian Morini rrëmben topin, por pengohet më pas në zonë nga Pashaj që shkakton 11-metërshin fatal për ekipin e tij. Pas shndërrimit në gol të saj nga ana e Xhevahir Sukajt, menjëherë kapiteni Bruno Telushi është drejtuar nga delegati i takimit, Lysien Nurishmi, duke i’u drejtuar me fjalët: “Çfarë është kjo që po na bëni. Vetem penallti që nuk ishte ajo. Po vazhdoni planin kundër Flamurtarit,”- mësohet të kenë qënë fjalët e kapitenit vlonjat, teksa nga ana e tij delegati i ndeshjes Nurishmi nuk ka reaguar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.