Tenis, Djokovic ankohet për aromën e…marijuanës (Video)

0
SHPËRNDAJE

djokovicNë Montreal të Kanadasë gjatë këtyre ditëve po zhvillohet turneu ATP Montreal. Numri një i botës në tenis Novak Djokovic ka fituar përballë kundërshtarit të tij francez Jeremy Chardy, por ajo që ka bërë të diskutohet veç ndeshjes dhe rezultatit, ka qenë një episod kurioz që i ka ndodhur tenistit serb. Në përfundim të setit të parë Djokovic është ankuar te gjyqtari duke i thënë se në tribunë ka spektatorë që po konsumojnë marijuanë dhe që kjo gjë të ndalonte sepse po e bezdiste gjatë ndeshjes. Novak foli edhe në konferencë për shtyp në lidhje me këtë episod: “Nuk e keni idenë se sa aromë e shëmtuar kundërmonte. Uroj që ai person të mos kthehet dhe ta shijojë atë moment diku tjetër. Ndërkohë që ai tymoste, më dukej sikur po luaja më mirë” – përfundoi me shaka Djokovic.

Në vijim ju sjellim videon e episodit:

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.