Tension në Burrel, lojtarët përleshen me njëri-tjetrin

0
SHPËRNDAJE

Kategoria Parë/ Nuk ka filluar i qetë takimi i shumë përfolur Burreli-Besëlidhja. Sikur të mos mjaftonte që në këtë përballje do të mungonin tifozët, kanë qënë vetë lojtarët ata që janë përleshur fizikisht me njëri tjetrin. Pas dida ndërhyrjesh mjaft të ashpra të lojtarëve të Burrelit, që në fakt këtë gjë e kanë metodë “pune” kur luajnë në ndeshjet brënda në shtëpi, ka ardhur edhe reagimi i lojtarëve lezhjanë. Pas këtij momenti futbollistët e të dyja skuadrave kanë debatuar dhe janë konfrontuar midis tyre duke shkaktuar një rrëmujë në fushën e lojës.

imageSfida nisi menjëherë me incindent, pasi më parë arbitri i ndeshjes kishte kërkuar që trajneri i skuadrës të Burrelit te largohej nga pnakina për shkak të dënimit që kishte marrë në ndeshjen ndaj Kamzës, por ai ka kundëtshtuar këtë gjë në fillim, ç’ka ka bërë që edhe loja të nisë me vonesë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.