Tension, por jo, gola, gjithçka në Partizani-Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE

Është mbyllur në barazim pa gola kryendeshja e javës së fundit të fazës së parë mes Partizanit dhe Skënderbeut e luajtur në “Elbasan Arena”. Më tepër se ajo çfarë u dhurua në fushë, ky takim u karakterizua nga një tension i lartë gjatë gjithë lojës.

Dy kartona të kuq, për Kalarin dhe Vangjelin, dhe përleshje mes policisë dhe tifozëve të Partizanit, thuajse çdo gjë u pa në këtë takim mes dy kryesuesve të kampionatit.

Sfida nis e shpejtë, ku që në tën 2-tën, Trashi ekzekuton një goditje dënimi nga e djathta duke e krosuar në zonë, por goditja me kokë e Vilës kontrollohet pa problem nga Shehi.

Pastaj, ka tension mes Orelesit dhe Bathës në mesfushë pas një faulli të shkaktuar ndaj futbollistëve korçarë. Nigeriani dhe mesfushori i Partizanit ndëshkohet me karton të verdhë për sjellje anti-sportive.

Në të 8-tën, Vila futet në zonë nga krahu i djathtë, por krosimi i tij i rrezikshëm në zonë kontrollohet në dy kohë nga Shehi.

Në të 12-tën, Salihi tenton nga jashtë zonës drejt portës, por goditja e tij disi e lehtë zotërohet pa problem nga Hoxha.

Në të 14-tën, mundësi e artë për Ekuban që lë pas vetes mbrojtësat korçarë dhe në hyrje të zonës driblon portierin Shehi, por goditja e tij drejt portës largohet në goditje këndi nga Radas.

Loja është e shpejtë, ku në të 15-tën, Torassa futet në zonë nga krahu i djathtë dhe tenton diagonal drejt portës, por topi godet shtyllën e djathtë të Shehit.

Ndërsa, në të 16-tën, Latifi tenton me një goditje fluturimthi diagonal brenda zonës, por topi del jashtë ngjitur me shtyllën.

Në të 21-tën, Fukui tenton me një goditje të lehtë nga hyrja e zonës në krahun e djathtë, por topi devijohet dhe kontrollohet lehtësisht nga portieri Hoxha.

Në të 23-tën, Fejzullahu kroson rrezikshëm nga krahu i djathtë, por goditja me kokë e Ekubanit shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

Minuta e 27-të dhe Trashi tenton me një goditje të fortë qëndrore nga distanca, por Shehi e kontrollon pa problem.

Në minutat në vijim, loja karakterizohet nga ndërprerje të shpeshta për shkak të ndërhyrjeve të gabuara, ku as kryesori Jorgji nuk toleron duke ndëshkuar, ç’ka bën që të mungojnë rastet për shënim.

Në të 42-tën, Torassa fut një top maft të mirë në zonë nga e djathta, por Ekuban në pozicion mjaft të mirë del huq duke mos goditur dot topin, dhe më pas Trashi gjuan keq duke e dërguar topin jashtë mbi traun e portës.

Në fundin e pjesës së parë, Trashi tenton portën nga një goditje dënimi në krahun e dajthtë, por Shehi bën një pritje të shkëlqyer duke shpëtuar portën korçare.

Pjesa e parë mbyllet këtu, ndërsa e dyta nis me sërish me Partizanin në sulm.

Trashi tenton brenda zonës me një goditje me të djathtën, por topi shkon lehtësisht në duart e Shehit.

Në të 54-tën, Torassa ekzekuton një goditje dënimi nga e majta, por topi i krosuar drejt zonës kontrollohet nga Shehi.

Në të 59-tën, Radas kroson mjaft mirë në qendër të zonës nga një goditje këndi, por goditja me kokë e Orelesit shkon jashtë pak mbi traun e portës.

Në të 62-tën, Kalari ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Latifit, dhe Jorgji e ndëshkon karton të kuq.

Skënderbeu ka hidhet në sulm në kërkim të golit tashmë, por iniciatori i çdo aksioni, Latifi, ndalet gjithnjë me faull nga kundërshtarët.

Në minutën e 83-të, ndërpritet ndeshja në Elbasan. Vangjeli dëmtohet dhe gjakoset në një tentativë për të ndalur sulmuesin Agustin Torassa që po nisej në kundërsulm. Ndërkohë protesta nga ana e tifozëve të Partizanit që kërkojnë karton të kuq për Vangjelin. Policia përleshet me tifozët për të ndalur futjen e tyre në fushë.

Janë disa momente paniku, ku shumë tifozë futen në fushë të gjakosur, ndër to edhe femra.

Jorgji e rifillon takimin plot pas 13 minutash situatë të ndezur dhe me tension. Në të 112-tën, Ramdani tenton rrezikshëm nga hyrja e zonës, por topi del jashtë pak mbi traun e portës.

Takimi mbyllet këtu dhe nuk ka më histori, me të dyja ekipet që kërkonin 3-pikëshin, por asnjëra nuk e arriti dot.

Pas këtij takimi, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Partizani në kuotën e 18 pikëve, duke mos ndryshuar pozicionet në klasifikim.

Javën e ardhshme, Partizani luan në transfertë me Luftëtarin, ndërsa Skënderbeu edhe ajo luan në transfertë me Flamurtarin. /minuta90.com/

Partizani-Skënderbeu 0-0

Gola: S’ka

Partizani: Hoxha, Fejzullahu (Ibrahimi 80’), Krasniqi, Atanda, Kalari, Vila, Batha, Ramadani, Trashi, Torassa, Ekuban Tr: Sulejman Starova

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Mici, Nimaga, Orelesi, Lilaj, Fukui (Serginho 81’), Latifi, Salihi Tr: Andrea Agostinelli

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Rejdi Avdo, Emigers Gançi, Rudin Preça, Eldorjan Hamiti, Olsid Ferhati

Kartonë të verdhë: Batha 4’, Torassa 49’/ Orelesi 4’, Latifi 35’, Osmani 44’, Vangjeli 73’, Nimaga 90’+15

Kartonë të kuq: Kalari 62’/ Vangjeli 83’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.