Tërbuni, dy javë pushim për portierin Haxho

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas humbjes së fundit ndaj Partizanit, trajneri i Tërbunit Samuel Nikaj ka bërë një veprim të matur duke reaguar për një çast për një problem paksa të vogël. Tekniku shkodran ka vendosur të lërë pushim portierin Egland Haxho për një periudhë dy javore. Kjo gjë ka ardhur jo për shkak se vihen në dyshim aftësitë e gardianit të Tërbunit, por duket se ai ka një ngarkesë psikologjike dhe kjo është vënë re. Në golin e dytë që u shënua nga Bicaj, portieri gaboi disi në dalje duke pësuar edhe golin e humbjes. Është mëse normale që një futbollist të ngarkohet psikologjikisht dhe pas asaj ngjarje që ndodhi në ndeshjen ndaj Teutës, ku vetë trajneri Nikaj e denoncoi pas ndeshjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.