Tërbuni fitore historike përballë Bylis. “Skuqet” sfida

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/
Bylis – Tërbuni 0-2
Golat: Danaj 37′, Sulmata 79′
Kartonë të kuq:

Bylis: Mushica, Shosha, Haliti, Asani, Gjonbrati, Adenkule, Tairi, Papa, Peposhi, Pepa, Mbella. Trajner: Agim Canaj

Tërbuni: Haxho, Brahja, Lila, Mone, Danaj, Rexha, Gërxho, Gavazaj, Dhrami, Tushe, Malindi. Trajner: Samuel Nikaj

Ekipi i Tërbunit ka arritur të marrë fitoren e parë për këtë sezon, dhe të parën në historinë e tij si ekip në Superligë. Ekipi pukjan ka triumfuar me rezultatin 0-2 përballë Bylisit në takimin që u zhvillua në stadiumin e Gjirokastrës. Një fitore kjo që duket e thjeshtë kur sheh këtë rezultat, por rrjedha e lojës ka qënë krejt e kundërt. Në fillim është ekipi i Bylis që merr iniciativën me anë të Peposhit, por inkursionet e tij nga krahët nuk gjejnë mbështetjen e duhur nga sulmuesit, që humbin shumë topa brënda zonës kundërshtare. Atëhere kur mendohej se Bylis do të shënonte, vjen edhe surpriza. Sadush Danaj shënon një gol te bukur në minutën e 37′ për t’i dhënë kryesimin ekipit të tij. Pukjanët e mbyllin në avantazh pjesën e parë, edhe pae ekipi i Bylis ishte më kërkues.

Pjesa e dytë kanisur sërisht me ekipin e Bylis që hidhet në sulm për kërkimin e golit të barazimit, por sulmi ballshiot nuk është në ditën e tij më të mirë. Loja vazhdoi me sulme nga të dyja skuadrat, teksa Tërbuni disi më i tërhequr për të mbrojtur avantazhin. Loja do të vazhdonte me një luftë sportive deri në minutën e 60′, teksa më pas ndodhi një përplasje mes skuadrave. Në minutën e 60′ ka tension në fushën e lojës. Shkak bëhet një zëvëndësim që po kryente skuadra e Tërbunit. Trajneri Nika nxorri nga loja sulmuesin Malindi për t’a zëvëndësuar me Sulmatën, por teksa Malindi po largohej nga fusha e lojës drejt tij shkon kapiteni i Bylisit, Shoshi, i cili i thotë sulmuesit që të dalë më shpejtë nga fusha e lojës duke e shtyrë. Malindi kthehet dhe në rrotullim e sipër e prek mbrojtësin ballshiot me brryl. Në këtë moment midis lojtarëve të të dyja skuadrave fillon një përplasje. Shumë lojtarë përfshihen në këtë ngjarje, teksa në fund arbitri i ndeshjes ndëshkon me karton të kuq mbrojtësin Maringlen Shosho dhe i jep kartonin e dytë të verdhë (automatikisht i kuq) mesfushorit Gerald Tushe për debat me kundështarin. Te dyja skuadrat e vijojnë lojën me 10 futbollistë.

Edhe pas kësaj ekipi i drejtuar nga Agim Canaj do të kërkojë golin e barazimit me ngulm, por sulmuesët nuk i përgjigjen pjesës tjetër të ekipit. Teksa me kalimin e minutave ankthi shtohej tek rradhët e ballshiotëve, Tërbuni shënon edhe golin e dytë në minutën e 79′. Këtë rradhë është Sulmata, i futur në lojë në pjesën e dytë që shënoj një gol të bukur. Lojtari i Tërbunit godet nga distanca, por topi i tij devijohet pak edhe nga Basriu e më pas përfundon në rrjetë. Deri në fund nuk do të ketë më ndryshim rezultati, teksa Bylis merr humbjen e dytë në po kaq javë kampionat duke prekur fundin e renditjes, ndërsa Tërbuni merr fitoren dhe pikët e para në historinë e klubit në Superligë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.