Tërbuni – Flamurtari 0-2/ Vlonjatët largojnë hijet e rënies

0
SHPËRNDAJE

Tërbuni – Flamurtari 0-2

Shënues: Telushi 20′ p, Alvesh 33′

Tërbuni: Kuka, Fangaj, Rudovic, Beci, Prendi, Kaçaj, Marku, Dedyn, Lala, Jovanovic. Trajner: Viktor Gjoni

Flamurtari: Lika, Krasniqi, Lacoste, Curri, Idrizaj, Telushi, Nicolini, Hoxha, Da Silva, Shehaj, Alvesh. Trajner: Zekerija Ramadani

image

Tërbuni e nisi lojën me skemën 4-2-3-1 ndërsa Flamurtari me tipiken 4-4-2 por me një mungesë të rëndësishme si ajo e Lushtakut. Është E. Lala që për pak shënon për vendasit që në sekondat e para ndërsa pak më vonë da Silva dhe Lacoste rrezikojnë për miqtë. Për tu veçuar një përplasje kokë më kokë mes Currit dhe Markut e më pas një lojë e qetë derisa Krasniqi fiton një penallti për ekipin vlonjat që kthehet në gol nga kapiteni Telushi.

Marku do të zëvendesohej më vonë nga Pereira ndërsa do të duhej edhe ndihma e autombulancës për të dërguar në spital sulmuesin e Tërbunit. Nuk kalojnë shumë minuta dhe është Danilo Alves që pas harkimit të da Silvas dyfishon me kokë. Ky do të jetë edhe rezultati i pjesës së parë, 0-2 për Flamurtarin.

Pjesa e dytë nis përgjithësisht e qetë me Tërbunin që mundohet të “ngacmojë” portën vlonjate por pa rezultat. Miqtë u munduan të ruanin rezultatin, gjë të cilën e bënë mjaft mirë duke mos lejuar asnjë rrezik në portën e Likës. Ndërkohë vendasit pukjanë tashmë zyrtarisht të rënë nga kategoria ishin të pafuqishëm për të shkuar deri tek goli. Me rezultatin 0-2 do të mbyllej kjo ndeshje dhe tashmë Flamurtari nis të marre frymë lirisht duke përfituar edhe nga humbja e Bylis në shtëpi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.