Tërbuni nuk ndalet në merkato

0
SHPËRNDAJE


Superiorja/ Pasi zyrtarizoi trajnerin Samuel Nikaj në krye të pankinës, tani ekipi i Tërbunit ka filluar edhe nga afrimi i lojtarëve për sezonin e ri në skuadër. Drejtuesit pukjanë e kanë të qartë se janë disi të vonuar nga kjo anë, dhe tani nuk duan të humbin më kohë. Ekipi i Tërbunit ka bërë zyrtar vetëm afrimin e mbrojtësit Klodian Sulollari, i cili rikthehet tek kjo skuadër pas një sezoni. Gjithashtu pranë firmës me ekipin verior janë edhe disa lojtarë të njohur në futbollin tonë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Julian Brahja, mesfushorin Gerald Tushe dhe sulmuesin Kastriot Rexha. Të tre këta futbollistë janë vetëm një hap larg kalimit tek pukjanët

Orgest Gava
Orgest Gava

Gjithashtu një tjetër afrim mund të quhet edhe ai i mesfushorit Orgest Gava. Elbasanasi sezonin që sapo u mbyll ishte pjesë e Elbasanit, por pas rënies nga kategoria të verdhebluve u largua nga ky ekip. Gava ka gjetur akordin me drejtuesit e Tërbunit, dhe firma me këtë skuadër mbetet thjesht një formalitet për t’u kryer. Mesfushori do te dalë në stërvitje ke ekipin në seancën e ditës së enjte. Gjithashtu kanë firmosur edhe Endri Lala dhe Artan Karapici.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.