Tërbuni kërkon hakmarrjen e “minutave shtesë”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skuadra e Tërbunit pret këtë javë skuadrën e Teutës. Por nëse kujtojmë takimin e kaluar midis dy ekipeve në “Niko Dovana” ka pasur shumë polemika nga pala pukjane në fundin e tij. Trajneri Gjoni në intervista të ndryshme ka kontestuar gjykimin, i cili sipas tij ka dhënë shtesë mbi shtesë nga ku erdhi edhe goli i fitores 2-1 të Bruno Ditës.Terbuni

Tashmë është momenti që pukjanët mund të “hakmerren” ndaj skuadrës së Maganit. Por sigurisht diçka e tillë s’do të jetë aspak e lehtë duke parë forcën e durrsakëve dhe atë çfarë ata kanë treguar këtë sezon futbollistik duke u konsideruar deri diku një surprizë e bukur e kampionatit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.