Tërbuni – Laçi 1-1/ Pukjanëve u rrëshket fitorja nga duart

0
SHPËRNDAJE

Tërbuni – Laçi 1-1

Golat: Karakaci 61’/ Nimani 90′

Tërbuni: Haxho, Fangaj, Tasić, Borshi, Beci, Tushe, Gavazaj, Karakaçi, Lala, Dedyn, Jovanovic. Trajner: Viktor Gjoni

Laçi: Vujadinovic, Souza, Sheta, Buljan, Çela, Veliaj, Dosti, Cektovic, Gocaj, Nimani, Mitraj. Trajner: Stavri Nica

Gjyqtarë: B. Pashaj


Komentiimage

Ndeshja midis Tërbunit dhe Lacit nis e rivalizuar, por më tepër në mesin e fushës. Në fillim janë vendësit që kërkojnë të shënojnë nga distanca, por inciativa e Gavazajt është për tu harruar dhe përfundon shumë larg kuadratit të portës së mbrojtur nga Vujadinovic. Ndërkohë që kundërpërgjigjet Laci. Dosti futet bukur në zonë dhe jep një asist për Nimanin, që përball Haxhos, në pozicion të prirët godet, devijon si të mundet portieri i pukajnëve që shpëton në këndore skuadrën e tij. Pak minuta më vonë Veliaj shërben me kokë një asist për Nimanin, që brenda zone godet me të majtë, por jashtë kuadratit.

Në minutën e 36 është Jovanovic që tenton me të majtën edhe pse në pozicion të prirët brenda zonës së rreptësisë, por pret pa probleme Vujadinovic. Laci kundërsulmon dhe Aldo Mitraj, pengohet jashtë zone gati 18 metra larg portës nga Borshi. Goditje dënimi, ekzekuton Ademir Soza, pret Haxho pa probleme.

Megjithë iniciativat e të dyja skuadrave, rastet në pjesën e parë ishin me “pikatore” dhe si pasojë edhe rrjetat mbetën të paprekura në 45 minutat e para të sfidës Tërbuni-Laci.

Pjesa e dytë

Në pjesën e dytë skuadra e Tërbunit arrin të shënoj. Në minutën e 61 është Karakaci që gjuan fortë nga distanca në një godije standarte, topi i devijuar nga terreni përfundon në rrjetë duke mashtruar portierin mik. Laci ka një mundësi të mirë. Godet brenda zone Cetkovic dhe Haxho është në lartësin e duhur duke larguar rrezikun nga porta e tij. Grushtimi i portierit vendës përfundon në këndore.

Laci ngulmon për të arritur barazimin. Trajneri Nica kryen zëvëndësimet e rastit, por përgjigjet Gjoni që gjithashtu zëvëndëson lojtarët e tij duke marrë masat. Laci kërkon barazimin, Tërbuni kundërsulmon dhe një një moment mund të dyfishone teksa i riu Marijan i sapo futur në lojë shërben për Dedyn, por që agjentinasi në momentin e fundit, teksa ishte pran shënimit, ia heqin nga këmba topin mbrojtësit lacian.

Ademir Soza tenton nga distanca, por pa rrezik për portierin Haxho. Tërbuni mbrohet, por kundërsulmon, ku Dedyn kërkon të shërbej për Lalën që nuk e mbërrin topin që duket larg këmbëve të tij. Laci gjen golin e barazimit pas një goditje dënimi, por vijërojtësi anullon gjithcka. Mbetet në fuqi goli i Karakacit. Laci insiston, Cetkovic nga distanca është i pasaktë. Ndëkohë që minutat kalojnë dhe shanset për të barazuar ngushtohen në rradhët e miqve.

Në minutën e fundit, kur vendësit ishin përgatitur për fitore, vjen një pakujdesi e mbrojtjes vendëse ku Tasic nuk largon sic duhet dhe Nimani arrin të shënoj golin e barazimit 1-1.

Në shifrat 1-1 mbyllet edhe sfida e Pukës. Aty ku Tërbuni dhe Laci ndan nga një pikë midis njëri-tjetrit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.