Tërbuni merr Gjonikajn, pret dhe dyshen Peqini-Malindi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Ekipi i Tërbunit duket se më në fund ka filluar të marrë “jetë” për të filluar punën në Superligë. Pas zyrtarizimit të trajnerit Nikaj, tashmë kanë filluar që të afrohen edhe lojtarë cilësorë tek kjo skuadër. Afrimi më i fundit është ai i portierit të Partizanit, Fabio Gjonikaj. Portieri është huazuar nga ekipi i kuq tek pukjanët për një sezon. Gjonikaj nuk është lojtari i vetëm që pritet të afrohet këto dit.

imageNë Pukë gjithashtu presin edhe dy lojtarë të tjerë mjaft cilësorë. Bëhet fjalë për sulmuesin Enco Malindi dhe mbrojtësin Roland Peqini. Të dy këta lojtarë tani janë pa ekip, dhe mund të transferohen tek Tërbuni. Vlerat e këtyre dy lojtarëve dihen, dhe për një ekip të sapongjitur në Superiore do të ishin padyshim vlerë e shtuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.