Tërbuni, paratë janë “rrugës”

0
SHPËRNDAJE

 

terbuniSkuadra e Tërbunit pësoi një zhgënjim të madh në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë. Duke parë barazimin ndaj Partizanit dhe atë ndaj Flamurtarit në Vlorë, mënyra e thjeshtë se si u mundën në shtëpi pukjanët, vinte “erë”. Por cfarë është më e keqja në kampin pukjan, paratë janë ende “rrugës”. Stafi në komunikim me lojtarët ka vetëm një fjali: “Paratë do të kalojnë sa më shpejt”. Por ende askush s’ka parë para me sy në rradhët e Tërbunit. Madje ka edhe nga ata lojtarë që e kanë nisur nga fillimi dhe deri tani janë në minus me shpenzimet e tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.