Tërbuni-Partizani 1-2/ Bicaj i bënë të gjitha në Pukë

0
SHPËRNDAJE

Tërbuni-Partizani 1-2

Shënues: Sukaj 27’, Bicaj 77’, Bicaj 58’(aut)

Kartonë të verdhë: Milenkovic/

12049482_920864888004236_8222439849027108034_n

Tërbuni: Haxho, Danaj, Lilaj, Rexha, Milenkovic, Tushe, Gebor, Gavazaj, Mone, Karapici, Dhrami. Trajner: S.Nikaj

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Vidovic, Bicaj, Krasniqi, Batha, Fejzullahi, Trashi, Mazrekaj, Plaku (Morini 37′), Sukaj. Trajner: S.Starova

Gjyqtarë: R.Sadiku, E.Ganxhi, R.Preça.

Komenti

Partizani ka arritur një fitore të rëndësisshme në fushën e Pukës përballë Tërbunit vëndës. Në fakt nuk ishte aspak e lehtë të për besuarit e Starovës, ndryshe nga c’pritej. Partizani kalon me qetësi në avantazh pas një gabimi të Danajt. Sukaj është i saktë dhe kalon të kuqtë në avantazh. Në pjesën e dytë Bici shkakton një autogol në portën e tij. Tërbuni është euforik dhe merr zemër duke kërkuar golin e dytë, por që në fakt e gjejnë lojtarët e Partizanit edhe pse me fat. Një pasiguri e portierit Haxho gjen të vemëndshëm Bicin që shënon duke i dhënë fitoren Partizanit dhe falur gabimin e shkaktuar më parë. Kjo fitore i jep siguri të kuqve, të cilët tashmë kanë kaluar në krye dhe presin me kureshtje sfidën e “Adush Mucës” midis Bylisit dhe Skënderbeut.

Pjesa e parë

Çast nga ndeshja Tërbuni-Partizani
Çast nga ndeshja Tërbuni-Partizani

Të dyja skuadrat e kanë nisur me ndryshime në formacionet e tyre. Tërbuni ka lënë në stol Brahjën, Peqinin dhe Gërxhon. Ndërkohë që Partizani pas disa mungesash, aktivizon Vidovic për herë të parë titullar në kampionat. Ndeshja nis e qetë, pa shumë raste, ku ekipet kërkojnë të studjohen me njëra-tjetrën në fillim. Pavarësisht lojës më insistuese të vendësve, është Plaku që ka rastin e pastër pas shërbimit të Fejzullahit, por nr.9 i të kuqve përballë portës, një pozicion të përshtatshëm, godet me të majtën, por inicitiave e Plakut është e lehtë dhe zotërohet pa probleme nga “gardiani” Haxho. Danaj në minutën e 27 gabon në mbrojtje, përfiton Sukaj që lëshon një të majtë potente nga jashtë zone, topi përfundon në trekëndëshin e majtë të portës së mbrojtur nga Haxho. Partizani kalon në avantazh. Zëvëndësim i detyruar për Partizanin, Plaku i dëmtuar lë fushën e lojës dhe në vendin e tij aktivizohet Emanuele Morini. Tentativa të Tërbunit në fundin e pjesës së parë për të barazuar shifrat, por goditjet e sulmuesve pukjan nuk kanë forcën e duhur në portën  e mbrojtur nga Alban Hoxha.

Pjesa e dytë
image
Ka nisur me e vrullshme për vendësit, të cilët pas një goditje standarde arritën të barazojnë shifrat. Mone harkon në zonë një goditje dënimi, Bicaj në tentative për të larguar topin me kokë, shënon autogol. Barazohen shifrat 1-1. Marrin zemër vendësit e Tërbunit duke kërkuar golin e dytë, madje krijojnë edhe raste. Krahu i majtë i Partizanit me daljen e Vidovic dhe aktivizin e Trashit si mbrojtës i majtë, krijon shumë hapësira për sulmuesit e Tërbunit. Vatnikaj i aktivizuar në të dytën ka një rast të mirë shënimi, por goditja e tij është e lehtë. Por pikërisht në momentin më të mirë të Tërbunit, është Bicaj që përfiton nga një pasiguri e portierit Haxho së bashku me mbrojtësit e tij dhe shënon duke kaluar Partizanin në avantazh, por njëhkohësisht duke shlyer edhe gabimin personal me autogolin e shënuar. Partizani 2 dhe Tërbuni vendës 1. Pas këtij momenti vendësit janë nervoz dhe protesojnë për një faull në dëm të portierit Haxho, por përsëritja e pamjeve filmike tregojnë qartë se portieri i Tërbunit është përplasur me shokun e tij të skuadrës. Deri në fundin e sfidës Tërbuni tenton të shënoj golin e barazimit, ndërkohë që Partizani kundërsulmon dhe ka dy raste shënimi me anë të Ibrahimit dhe Sukajt, por të dy protagonistët në fjalë godasin jashtë kuadratit.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.