Tërbuni – Teuta 1-4/ Durrsakët kapin vendin e tretë

0
SHPËRNDAJE

Tërbuni – Teuta 1-4

Shënues: Kaçaj 9′ / Magani 2′, 72′ Musta 42′, Hila 86′

Tërbuni: Haxho, Kuke, Beci, Tasić, Kaçaj, Gavazaj, Dedyn, Lala, Marku, Wilson, Jovanovic. Trajner: Viktor Gjoni

Teuta: Moçka, E.Hoxha, R.Hoxha, Shkalla, Lukić, Hila, Lena, Hodo, Musta, Magani, Jonathan. Trajner: Gugash Magani


 

Superiorja/  Teuta e Gugash Maganit tregon edhe njëherë se këtë sezon do të jetë një kockë e fortë deri në fund për objektivat e saj. Durrsakët arritën të marrin një fitore tepër të çmuar 1-4 në transfertën e Tërbunit dhe tashmë kap vendin e tretë në renditje. Një dopietë e Artur Maganit në minutat 2′ dhe 76′, por edhe golat e Mustës në minutën e 42′ dhe Hilës në të 86′-ën i dhanë fitoren e rradhës në kampionat durrsakëve që tashmë vazhdojnë me pretendimet e tyre për një vend në Europa League. Ndërkohë goli i Kaçajt në minutën e 9′ thjesht barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1, pasi më pas Teuta dominoi totalisht ndeshjen duke mos i dhënë asnjë shans pukjanëve të bënin një tjetër surprizë si ajo në Korçë. Tashmë “Djemt e Detit” arrijnë kuotën e 52 pikëve duke barazuar Kukësin në kuotë të barabartë pikësh në vendin e tretë të renditjes

S'KA KOMENTE

Comments are closed.