Tërhiqet basketbollisti i njohur

1
SHPËRNDAJE

13708224_10154353580018996_2844653276840877113_o
Amar’e Stoudemire

Ndjekësit e kampionatit amerikan të basketbollit (NBA) i kujtojnë mirë kombinimet fan-tastike mes kanadezit Steve Nash dhe të fuqishmit Amar’e Stoudemire në kohën kur të dy luanin te Phoenix Suns.

Më vone Stoudemire largohej drejt New York Knicks e më pas Dallas Mavericks e Miami Heat ku u pagua shumë më tepër nga c’merrte në ekipin e “diejve”. Mirëpo vitet ikin e pas 14 vitesh në NBA, Amar’e i thotë mjaft basketbollit në moshën 33 vjecare.

Gjashtë herë i zgjedhur në skuadrën e yjeve, talenti i vitit në 2003, gati 16 mije pikë, mbi 6 mijë topa nën tabelë e mbi 1 mijë blloqe e rreshtojnë Stoudemire në mesin e lojtarëve më spektakolarë të viteve të fundit.

1 KOMENT

  1. U terhoq nga NBA por jo nga basketbolli sepse nenshkroi per 2 vjet ne Izrael…………………..

Comments are closed.