“Tërmet” tek PSG, paralajmërohet revolucion total

0
SHPËRNDAJE

Ligue 1/ Edhe pse PSG dominoi totalisht në Francë duke fituar kampionatin e katërt rradhazi me një diferencë të madhe pikësh, për presidentin e saj Naser Al Khelaffi kjo ky sezon ka qenë më i dështuari. Sheiku që po shpenzon shuma marramendase për të formuar ekipin ka mbetur i zhgënjyer pasi ai priste që skuadra e tij të arrinte të triumfonte edhe në Champions League.

al khelaifiNë një intervistë për një media francez, Al Khelaiffi ka paralajmëruar një revolucion të vërtë tek parizienët, teksa i pari që do t’a pësojë do të jetë pikërisht trajneri Blanc. :”Jam shumë i zhgënjyer dhe mund të them se në këtë seson kemi dështuar më shumë se në çdo vit. Nuk më interesonte fitimi i titullit kampion, pasi ne dështuan në objektivin madhor që kishim, që ishte Champions League. Mënyra se si erdhi eleminimi nga ana e Manchester City me zhgënjeu shum, teksa tashmë ka ardhur koha për ndryshime të mëdha për të triumfuar edhe në Europë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.