Tetë vjet Tirana AS (2007-2015)

0
SHPËRNDAJE

Ekipi i futbollit të femrave Tirana AS feston sot me 9 gusht 2015, tetëvjetorin e krijimit të saj. Data zyrtare e themelimit të Tirana AS është 9 gushti 2007, atëherë kur ekipi i vajzave zbriste fillimisht në fushat e futbollit “të vogël” për të marrë pjesë në turnetë e parë kombëtarë të femrave në vendin tonë, madje ishte ekipi i parë që u vu perballë Kosovës së Prishtinës gjithnjë në “futboll të vogël”.

“Kupa e Promocionit” e zhvilluar në Sarandë ishte turneu i parë i fituar nga Tirana AS, veprimtari në të cilën morën pjesë Rubiku, Juban Danja e Shkodrës si dhe një ekip nga Korça. Fitueset e trofeut ishin Ana Baro, Aurora Seranaj, Aida Miço, Elira Muçaj, Arjana Rexhmati dhe Oliverta Ylli. Do të fitonin edhe trofe të tjerë si “Kupa Kastrioti” apo Kupën e Ditës së Verës por kulmin e tyre vajzat e Tirana AS e arritën në kampionatin e parë kombëtar zhvilluar në vitin 2009 me sistem eliminimi.

2009 Tirana AS
Tirana AS 2009

Ishin portierja Shkalla e me radhë Muka, Rexhmati, Metaliaj, Manushi, Gjici, Kodra, Koçi, Rexha, Muça, Kolmaka, Dashi, Zaimaj, Ndoci, Shahinlli, Kryemadhi, Vishkulli, Baro dhe Seranaj që nën drejtimin e Altin Rrakllit fituan titullin kampion, të parin në historinë e futbollit shqiptar të femrave. I fituan me lehtësi te treja ndeshjet: 8-0 ndaj Tropojës, 7-0 ndaj The Door, 4-0 ndaj Juban Danjës! Kaq u mjaftoi vajzave të Tirana AS për tu kurorëzuar kampione.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.