Teuta bën “paqe” me Apoloninë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Teuta gjatë një miqësorje
Teuta gjatë një miqësorje
Superiorja/ Ekipi i Teutës ka zhvilluar ndeshjen e fundit miqësore përpara fillimit të kampionatit. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani u përball me Apoloninë në takimin që përfundoi 2-2. Ishte një ndeshje e mirë nga të dyja ekipet, por trajnerët respektivë kryen shumë zëvëndësime për të parë akoma më mirë gjëndjen e lojtarëve përpara startit të kampionatit. Pavarësisht barazimit, trajneri i durrsakëve duket se ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e të tijve, dhe tashmë do t’u japë dorën e fundit përgatitjeve për javën e parë të Superligës.

Gjithashtu mësohet se ekipi durrsak është futur në bisedime me mbrojtësin Slavko Lukiç që ishte tek Partizani. Teuta është duke kërkuar një mbrojtës krahu, dhe duket se mbrojtësi serb është alternativa me e mirë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.