Teuta – Bylis 1-0/ Durrsakët dhe efekti “Lukic”

0
SHPËRNDAJE

Teuta – Bylis 1-0

Shenues: Simic (aut) 75′

Teuta: Rizvani, Lukić, Shkalla, R.Hoxha, Kotobelli, Hila, Lena, Dita, Musta, Kadriu, Jonathan. Trajner: Gugash Magani

Bylis: Frashëri, Dukić, Simić, Brahja, Peposhi, Alla, Bilali, Tahiri, Hyshmeri, Hoxhaj, Izucuku. Trajner: Adnan Zildzovic


Komenti

Skuadra e Bylist vjen me ndryshime në këtë ndeshje. Mungesa e Gavës pozicion në qendër të mesfushës Peposhin. Ndërkohë që Bilali kalon në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ndërkohë tek Teuta s’ka shumë risi, vec aktivizimit nga minuta e parë e brazilianit Xhonatan.  Ndeshja fillon e vrullshme për Teutën që kërkon të shënoj dhe rrezikoj me goditjet standarte speficik e krosimeve nga ana e serbit Lukic. Të besuarit e Maganit kanë dy raste të pastra në fillim Musta, por e majta e tij shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule dhe më pas Xhonatan që brenda zonës godet, por topi sërish si bindet formacionit durrsak.  Reagon Bylis dhe ka një moment të dyshimtë teksa Hyshmeri pengohet nga Mocka, por për kryesorin Hamiti është gjithcka e rregullt. Në shifrat e bardha 0-0 mbyllet dhe pjesa e parë.

Pjesa e dyte

Në pjesën  e dytë Teuta ëshë më kërkuese dhe ka dy raste shënimi me Xhonatan dhe Mustën, por pa gjetur rrugën e rrjetës. Trajneri Zildzovic kryen disa zëvëndësime, por edhe ndonjë të detyruar. Ballshiotët mundohen, por nuk janë të rrezikshëm në portën kundërshtare. Në vazhdim gjen edhe golin skuadra e Teutës. Lukic kroson në zonë pas një standarteje dhe aty Pak Musta, pak devijimi i Simicit dhe topi përfundon në rrjetë. 1-0 për vendësit. Nuk është hera e parë dhe as e fundit që Lukic vendos me krosimet e tij një fitore të Teutës. Mundohet të reagoj Bylis, por Teuta mbrohet mirë dhe menaxhon situatën.

Me këtë fitore Teuta merr vendin e tretë aq shumë të dëshiruar nga durrsakët. Ndërkohë që Bylis mbetet në fundin e tabelës në luftën për mbijeesë së bashku me Vllazninë e Shkodrës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.