Teuta e pathyeshme në shtëpi, tenton sërish fitoren

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skuadra e Teutës pavarësisht se është mundur ndaj Tiranës në “Qemal Stafa” mbetet një skuadër shumë e fortë, sidomos në shtëpinë e saj “Niko Dovana”. Me bardheblutë, ashtu sic e kishte parashikuar edhe trajneri Magani, ishin pikërisht goditjet standarte që e vendosën sfidën, por rastet për “Djemtë e Detit” nuk kanë munguar. Gjithsesi, tashmë Teuta dhe Magani shikojnë përpara. Tani vjen ndeshja e rradhës që është pikërisht ndeshja e fundjavës ndaj Bylisit në Durrës. Kërkohet patjetër fitorja për të konfirmuar se Teuta në shtëpi njeh vetëm fitore. Deri tani në ndeshjet e “Niko Dovanës” djemtë e Maganit kanë arritur 2 fitore, ndaj Vllaznisë, Tërbunit, ndërkohë që fitorja e 3-të është arritur ndaj Flamurtarit në fushën asnjëanëse të Fierit, “Loni Papuciu”.
teuta

S'KA KOMENTE

Comments are closed.