Teuta fillon përgatitjet anti-Luftëtari, ka një mungesë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15369962_10154709091359462_7826004373531132993_oEkipi i Teutës ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës atë kundër Luftëtarit, e cila do luhet të mërkurën në stadiumin “Gjirokastra”, në një ndeshje mjaft të rëndësishme. Skuadra durrsake po vijon përgatitjet, me objektivin që në takimin e radhës të marrë një rezultat pozitiv në këtë transfertë, ku edhe një pikë nuk do të ishte keq.

Trajneri Magani e ka grupin e plotë, me përjashtim të mesfushorit Tarik Çmajçanin që nuk do të jetë i gatshëm. Fantazisti nga Serbia u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen me Skënderbeun, edhe pse iu lut gjyqtarit Jemini ta falte. Për të ai ishte kartoni i verdhë që e penalizon për sfidën e radhës.

Takimi Luftëtari-Teuta luhet të mërkurën në orën 14:00 dhe do të transmetohet në SuperSport. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.