Teuta firmos me talentin vlonjat

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Arbër Beqaj do të jetë pjesë e Teutës dhe do të vihet që sot nën urdhrat e trajnerit Magani, që e ka pasur lojtarin nën urdhrat e tij edhe te Flamurtarin.

18-vjeçari ka luajtur 15 ndeshjen sezonin e fundit në Vlorë, një pjesë të mirë të tyre nën drejtimin e trajnerit peqinase. Në Durrës u duhej një mbrojtës i djathtë, ndërsa për Beqajn minutat janë të rëndësishme.

Tashmë për vlonjatin nisën një eksperiencë e re jashtë qytetit të tij dhe do mundohet ta shfrytëzojë për t’u rritur nga ana profesionale. Ky është afrimi i dytë për Teutën, teksa më parë pjesë e skuadrës është bërë kroati Ante Hrkaç.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.