Teuta fiton dhe parakalon Tiranën, Laçi bie në “Niko Dovana”

0
SHPËRNDAJE

Teuta fiton dhe i largohet akoma më tepër zonës së ftohtë të renditjes. Skuadra durrsake mposhti 2-0 në shtëpi Laçin, një rival i drejtpërdrejtë në garën për mbijetesë.

Në stadiumin “Niko Dovana”, dueli i javës së 27-të pati pak raste, të cilat ekipi vendas diti t’i shfrytëzonte në maksimum. Gjithçka u vendos nga dy gola “fotokopje” të njëri-tjetrit.

Në aksionin e fundit të pjesës së parë, Bruno Dita kërceu mbi të gjithë duke realizuar me kokë pas një krosimi nga këndi, ndërsa pesë minuta para përfundimit të takimit të njëjtën gjë bëri qendërmbrojtësi Bojan Markoviç.

Falë këtij suksesi Teuta shkon në 31 pikë dhe fiton një pozitë në klasifikim. Skuadra e trajnerit Gugash Magani tani është e gjashta, duke zbritur Tiranën një shkallë më poshtë. Ndërkohë që Laçi mbetet i teti, në kuotën 25. /minuta90.com/

Teuta-Laçi 2-0

Golat: Dita 45’+1, Markoviç 85’

Teuta (4-4-1-1): Kastrati, Beqja, R. Hoxha, Markoviç, Kotobelli, Dita, Sykaj, Hodo (Bangal 50’), Musta, Çyrbja (Shkalla 87’), Magani (Ribaj 73’) (në dispozicion: Moçka, Borshi, Hasa, Papa) Tr: Gugash Magani

Laçi (4-4-2): Selmani, Lulaj, Qaqi (Dema 68’), Gjoni, Shala, Serginho, Jonuzi, Vucaj, Alechenwu (Bushi 51’), Nyameke (Fangaj 46’), Mensah (në dispozicion: Vata, Hysi, Përkeqi, Popaj) Tr: Bledar Sinella

Gjyqtarë: Lorenc Jemini, Denis Rexha, Redian Dobruna, Olsi Sokoli

Kartonë të verdhë: Markoviç 70’ / Qaqi 33’, Shala 68’, 83’

Kartonë të kuq: Shala 83’

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU