Teuta fiton me goleadë kundër Pirin Razlog

0
SHPËRNDAJE


11793284_10153411752247254_648876050_n

Teuta arrin fitoren e parë në fazën përgatitore që po zhvillon në Bullgari. Ekipi durrsak mposhti me rezultatin 6 – 0 skuadrën vendase Pirin Razlog, e cila militon në ligën e dytë bullgare. Për Teutën kanë shënuar Lamçe dopietë, Shkalla, Hyseni, Dita dhe Magani. Kujtojmë që në ndeshjet e mëparshme Teuta barazoi 0-0 me maqedonasit e Horizont Turnovo dhe u mposht me shifrat 2-1 nga grekët e Skoda Xanthi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.