Teuta i çan rrjetën Korabit, goleadë ndaj dibranëve për t’i ikur fundit

0
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, Teuta ka bërë detyrën ndaj Korabit duke marrë një fitore të thjeshtë 4-0 ndaj Korabit të rënë nga Kategoria Superiore. Skuadra durrsake ka dominuar takimin e sotëm për të marrë tri pikët që i duheshin për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë të klasifikimit.

Suksesi ishte meritë e një pjese të parë të shkëlqyer, ku Teuta goditi dy herë shtyllën para se mesfushori Enriko Papa të gjente golin e avantazhit në minutën e 19′. Dominimi i ekipit durrsak vazhdoi gjatë 45 minutave të para dhe sulmuesi Artur Magani, para fundit të pjesës, dyfishoi shifrat për ekipin e tij.

Në fillimin e 45 minutave të dyta, ishte mesfushori Gerhard Progni ai që dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të shpejtë për të dërguar shifrat në 3-0. Ndërkohë që mesfushori Arbër Çyrbja, me një goditje dënimi perfektë shënoi edhe golin e katërt. Më pas, ritmi i lojës ra ndjeshëm dhe pavarësisht tentativave të Korabit për të shënuar të paktën një gol nderi, rezultati nuk ndryshoi më. /minuta90.com/

Korabi-Teuta 0-4

Golat: Papa 19’, Magani 40’, Progni 49’, Çyrbja 64’

Korabi (4-1-4-1): En. Prençi, Shabani, El. Prençi, Kaja, Arifaj (Kalemi 46’), Zefi, Mziu, Gavazaj (Marinaj 52’), E. Kaloshi, Kraja, Hoxhaj (Murrja 70’) Tr: Artion Poçi

Teuta (4-4-2): Kastrati, Beqja, Markoviç, Shkalla, Kotobelli (Borshi 52’), Çyrbja, Dita, Hila (Musta 56’), Progni (Sykaj 62’), Papa, Magani Tr: Gugash Magani

Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Koreshi, Marius Qose, Skerdi Greca

Kartonë të verdhë: S’ka

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU