Teuta me “misionin” Europë, duhet kaluar pengesa Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE

Ekipi i Teutës
Ekipi i Teutës

Superiore/ Teuta mbetet me të vërtetë ekipi surprizë i këtij sezoni. Skuadra durrsake është shndërruar një rivale e fortë për cdo skuadër, teksa vetëm në sezonin e kaluar ishin duke rrezikuar rënien nga kategoria. Padyshim që meritën më të madhe e ka trajneri Gugash Magani, i cili me pak financa dhe me djem të rinj ka arritur të formojë një grup lojtarësh për t’u admiruar që po bëjnë një sezon të shkëlqyer ku mund t’ë arrijnë edhe Kupat e Europës.

Gugash Magani
Gugash Magani

Ky tashmë është një objektiv i mundshëm teksa pas fitores në Ballsh me rezultatin 0-1 dhe ndalesës së Kukësit, durrsakët janë ngjitur në vendin e tretë në renditje. Pavarësisht kësaj, cdo gjë tani vështirësohet pasi ky pozicion duhet ruajtur teksa edhe kalendari nuk është në favor të tyre. “Djemtë e Detit” i pret një përballje tepër e vështirë këtë javë teksa do të ndeshen me Skëndërbeun në Durrës në një ndeshje ku të dyja ekipet nuk hapin rrugë pasi kanë objektivart e tyre.

Foto nga ndeshja Skenderbeu - Teuta 2-2 ne Korce
Foto nga ndeshja Skenderbeu – Teuta 2-2 ne Korce

Teuta do të jetë e detyruar të luajë fort ndaj kampionëve dhe kjo gjë e bën akoma më të bukur garën e këtij kampionati që po i afrohet fundit. Durrsakët janë ata që mund të rihapin edhe njëherë cështjen e titullit, pasi nëse ndalin korcarët, gjithcka më pas do të vendoset në sfidën direkte mes Skënderbeut dfhe Partizanit, por vlen të theksohet se durrsakët janë duke bërë llogaritë e veta tashmë. Skënderbeu është një pengesë e vështirë, por që duhet kaluar patjetër për objektivin Europë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.