Teuta me tre mungesa ndaj Partizanit

0
SHPËRNDAJE

teutaTeuta do të luajë nesër në transfertë përballë Partizanit, takim i cili do të luhet në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

“Djemtë e Detit” po zhvillojnë përgatitjet e fundit, ndërkohë trajneri Gugash Magani këtë herë do të ketë një grup më të kompletuar për takimin e rradhës, edhe pse nuk do jenë të gatshëm tre lojtarë formacioni. I gatshëm për këtë ndeshje, është edhe mbrojtësi Shkalla.

Ndërsa, kapiteni Rustem Hoxha është i pezulluar me kartonë, ndërsa për arsye dëmtimi do vijojë të mungojë sërish Çyrbja. Një tjetër mungesë për arsye dëmtimi është ajo e sulmuesit Artur Magani.

Pjesa tjetër e skuadrës është në formë të mirë dhe pa probleme fizike për ndeshjen ndaj Partizanit, ku do tentohet të paktën një pikë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.