Teuta merr një brazilian për sulmin

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Teuta ka bërë “goditjen” e radhës në merkato. Durrsakët kanë afruar në ekip Marko Morgon Markuinjon. Braziliani 24-vjeçar është aktivizuar dje në miqësoren që “djemtë e detit” zhvilluan ndaj Besëlidhjes në Lezhë, të cilën e fituan me rezultatin 1-0. Duket se paraqitja e tij dhe “CV”-ja e lojtarit ka lënë shije të mirë në radhët e drejtuesve të klubit, ndërsa sot ai pritet të firmosë kontratën e tij, për t’u bërë më pas pjesë e Teutës në sezonin e ri.
image
Pas largimit të Egzon Gashit, krerët e klubit bregdetar u vunë në lëvizje për të siguruar shërbimet e një tjetër sulmuesi dhe braziliani Markuinjo është afruar fillimisht në formë prove. 24-vjeçari ka luajtur në disa skuadra të vendlindjes më parë, gjithashtu edhe në kategorinë e dytë në Portugali dhe Spanjë, ndërsa pas eksperiencës në kampionatin e Guatemalës, në sezonin e fundit veshi fanellën e Alianza Petrolera në Kolumbi. /Sport Ekspres/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.