Teuta mposht Vllazninë dhe merr kreun e renditjes

0
SHPËRNDAJE

teuta vs vllazniaPjesa e parë

Loja nis e qetë me të dyja ekipet që luajnë në mesfushë. Teuta bëhet më kërkuese dhe shton presionin në fushën kundërshtare. Vllaznia nga ana e saj është në një ditë jo të mirë dhe nuk arrin dot ti bëjë ballë djemve të Maganit. Pas disa sulmeve të njëpasnjëshme Teuta arrin të gjejë golin e avantazhit në minutën e 28’. Goli i shënuar i jep besim durrsakëve të cilët hidhen në kërkim të golit të dytë por po arritur ta gjejnë atë. Mbyllet kështu pjesa e parë në shifrat 1-0 dhe durrsakët që kryesojnë bindshëm.

Pjesa e dytë

Në fraksionin e dytë të lojës Teuta vazhdon dominimin e lojës dhe kërkon golin e qetësisë. Vllaznia nuk arrin të reagojë siç duhet ndërkohë Teuta merr kontrollin e lojës duke treguar karakter dhe duke shfaqur një lojë të mirë. Kur kanë kaluar vetëm 5 minuta lojë nga pjesa e dytë, Teuta gjen golin e dytë me anë të Maganit. Pas golit të dytë të Teutës, Vllaznia bie akoma më shumë dhe nuk arrin të finalizojë ato pak raste të krijuara. Në minutat e mbetura të lojës Teuta administron avantazhin dhe gjithçka mbyllet me rezultatin 2-0. Fitore shumë e rëndësishme për Teutën e Maganit që merr kreun e renditjes pas kësaj fitoreje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.