Teuta, Nazmi Gripshi kërkon fitore ndaj Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE
Loading...

gripshi-658x370Nazmi Gripshi është vetëm 19 vjeç por te kjo Teutë ka arritur të bindë duke arritur të bindë çdo trajner që ka drejtuar ekipin durrsak gjatë këtij sezoni, duke filluar që nga Beggi dhe duke përfunduar tek Gugash Magani. Ai është një nga pikat e referimit në mesfushën e “Djemve të Detit” me 14 ndeshje sezonale dhe në prag të sfidës së 15 kundër Skënderbeut, ai karikon ekipin për të bërë një paraqitje pozitive në “Niko Dovana” pas suksesit shumë të rëndësishëm në Kukës ndaj Korabit.

“Ne arritëm një fitore me shumë vlera ndaj Korabit dhe shpresoj të arrijmë vazhdimësinë me Skënderbeun. Me besim te i gjithë ekipi shpresoj ta fitojmë ndeshjen. Në ndeshjen e parë në Korçë me pak fat mund të kishim barazuar por këtë herë mund të marrim diçka më shumë”.

Gjithsesi, mesfushori durrsak është i vetëdijshëm për shkallën e lartë të vështirësisë pasi përballë Teuta do të ketë kampionët e Shqipërisë dhe ai e pranon se objektivi kryesor është që nga ky duel skuadra të mos dalë pa pikë, ndërsa shton se me rikthimin e trajnerit Magani, skuadra ka ndryshuar fytyrë.

“Edhe barazimi nuk është rezultat i keq. Dua të falënderoj trajnerin Magani që më ka dhënë besim dhe shpresoj të jap maksimumin në çdo ndeshje për të dhënë më të mirën. Shpresoj që të dalim nga kjo situatë sepse nuk e meritojmë të jemi në këto pozita. Vërtet, që jemi përmirësuar shumë me trajnerin Magani”.

Në 14 ndeshje, Nazmi Gripshi ka arritur të shënojë një gol gjatë këtij sezoni në transfertën e Tiranës kundër bardhebluve të humbur me rezultatin 3-1. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.