Teuta në kërkim të një “bomberi”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas largimit të sulmuesit Egzon Gashi, tashmë ekipi i Teutës pritet të futet sërisht në merkato. Trajneri Magani mësohet se ka shprehur dëshirën për të transferuar një tjetër sulmues cilësor në skuadër. Sulmi i Teutës tashmë ka mbetur bosh pas largimit të Gashit, dhe “djemt e detit” duan që t’a përforcojnë akoma më shumë repartin ofensiv tashmë në prag të sezonit të ri. Ende nuk ka asnjë emër konkret, por drejtuesit e klubit durrsak kanë filluar të mendojnë për lojtarin që do të marrë përsipër sulmin e skuadrës së Teutës.
image
Gjithashtu trajneri Magani ka kërkuar edhe një mesfushor për krahun e djathtë. Duket se merkatoja ende nuk është mbyllur tek ekipi durrsak, i cili kërkon që të ndërtojë një ekip sa më cilësor për sezonin e ri, i cili do të jetë më i luftuar se ai që lamë pas. Trajneri peqinas ende nuk e shikon të plotë grupin e lojtarëve, dhe është në pritje të këtyre dy përforcimeve të reja për ekipin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.