Teuta në merkato, gati 2 goditje të mëdha në sulm

0
SHPËRNDAJE

Hasanbelliu e konfirmon: Presim lojtarë që bëjnë diferencën

Klubi në bisedime intensive, ganezi Amadu nuk po bind Maganin

 

Largime në çdo repart, ja revolucioni te durrsakët

Teuta e sezonit të ri do të jetë në masën 80% e ndryshuar nga sezoni i kaluar. Kanë mbetur pak emra nga titullarët e kampionatit të fundit, duke filluar me portierin Kastrati, mbrojtësit Beqja, Shkalla e Sykja, si dhe mesfushorët Hila e Çyrbja. Ndërkohë, zyrtarisht të larguar cilësohen: portieri Shpëtim Moçka, mbrojtësit Blerim Kotobelli, Rustem Hoxha,
Erand Hoxha, Bojan Markoviç dhe Ergi Borshi, mesfushorët Bruno Dita, Gerhard Progni, Emiljano Musta, Tarik Cmajcanin, Enriko Papa dhe Fabio Hasa, si dhe sulmuesit Andi Ribaj, Artur Magani, Faizal Bangal e Eko Barine.

Dy të fundit kanë qenë të huazuar te Teuta, por klubi e pa të arsyeshme për të mos i mbajtur edhe një tjetër sezon. Pra, plot 16 lojtarë të larguar, mes tyre, pjesa dërrmuese e atyre që kanë qenë në formacion. Gjithsesi, ky ishte një vendim i klubit, duke qenë se drejtuesit ndryshuan strategjinë për sezonin e ardhshëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.