Teuta nën efektin “Magani”

0
SHPËRNDAJE

Gugash Magani
Gugash Magani

Superiorja/ Pasi rrezikoi rënien nga kategoria një sezon më parë, askush nuk e kishte menduar se Teuta do të rikthehej të ishte pretendente për një vend në Kupat e Europës në sezonin aktual. Pak kush kishte besim tek kjo skuadër e mbushur me lojtarë të rinj, por kjo ishte një gjë disi e pritshme duke parë që në pankinën e skuadrës durrsake do të vihej një nga trajnerët më të mirë në qarkullim në futbollin shqiptar si Gugash Magani. Pasi u largua nga Tirana, trajneri peqinas u rikthye tek Teuta, ekip me të cilin kishte kaluar një eksperiencë tjetër. Padyshim që puna e madhe e Maganit ka qenë ajo që e solli Teutën të jetë sërish një nga ekipet më të forta të kampionatit dhe pretendente për një vend në Europa League.

Artur Magani
Artur Magani

Por Gashi (ashtu si të gjithë e thërrasin trajnerin e Teutës) nuk është i vetmi nga familja Magani që po luan një rol kryesor tek ecuria e durrsakëve. Është edhe djali i tij, Artur Magani i cili këtë sezon ka shpërthyer duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit të Teutës me plot 9 gola, duke qenë një nga protagonistët kryesorë. Teuta tashmë ndodhet nën efektin “Magani” teksa babë e birë janë duke udhëhequr ekipin durrsak drejt rikthit në Europë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.