Teuta – Partizani 0-2/ “Demat” ruajnë hapin e kreut

0
SHPËRNDAJE

Teuta – Partizani 0-2

Golat: Batha 51′, Daja 86′

Teuta: Moçka, Lukić, R.Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Hila, Lena, Dita, Musta, Çyrbja, Magani. Trajner: Gugash Magani

Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Bicaj, Krasniqi, Atanda, Filipe, Batha, Trashi, Vila, Torassa, Sukaj. Trajner: Andrea Agostinelli

Gjyqtar: K.Meta

 


KomentiTeuta-Partizani

Teuta dhe Partizani janë përballur midis tyre në Niko Dovana. Ndeshja nis e fortë, e luftuar, por më tepër në mesin e fushës. Rastet për të dyja skuadrat janë me pikatore.

Dallohen duele të ndryshme midis lojtarëve, ku bie në sy Torasa-Lukic. Kërkojnë të shënojnë miqtë, janë më kërkues, por larg portës vendëse. Vetëm një rast Fejzullahi në pozicion të vështirë pran portës nuk arrin të mbërrijë topin pas një rrëmuje në zonë. Ndërkohë që Teuta kundërsulmon, por edhe Alban Hoxha s’ka pasur shumë punë për të bërë gjatë 45 minutave të para.

Ndeshje me shumë taktike, ku pjesa e parë ia lë fjalën së dytës për të parë dicka më ndryshe.

Pjesa e dyte

tifozat e kuq

Pjesa e dyë nis me Partizanin në sulm, por edhe Teuta nuk qëndron pas. Durrsakët kundërsulmojnë dhe kërkojnëë shënojnë, por Hoxha është i sigurtë në daljet e tij. Ndërkohë që fati i buzëqesh miqve. Kroson trashi nga e djathta në një goditje standarte dhe Batha devijon me kokë duke shënuar një gol të bukur dhe kaluar Partizanin në avantazh.

Reagon Magani, del një mbrojtësi si Shkalla dhe në lojë një sulmues si Xhonatan.

Pas një goditje standarte Fejzullahi gjendet me topin ndërkëmbë përpara portës së Mockës, godet me të majtën, por largon me këmbë Mokca. Rast i pastër për Partizanin për të dyfishuar.

Teuta i afrohet golit pas një dalje të gabuar të portierit Hoxha, por pas iniciativës së parë, loja ndalet nga flamuri vijërojtësit për një pozicion jashtëloje.

Kundërpërgjigjet Trashi me një goditje standarte rreth 25 metra, por pret me vështirësi të lehtë portieri Mocka.

Në një moment pas goditjes së këndit, është Sukaj që godet shtyllën e djathtë pingule. Pas një goditje me kokë topi përfundon në shtyllë. Rast i mirë për të kuqtë.

Agostinelli mendon të mbrohet dhe të ruaj rezultatin. Bënë të kundërtën e Maganit, largon një sulmues për një mbrojtës, Veliu i zë vendin Sukajt në fushën e blertë. Ndërkohë që lë fushën i dëmtuar Bruno Dita për Teutën.

Daja i sapo futur në lojë shënon pas një kombinimi me Torasan. 0-2 për miqtë e Agostinellit që kryesojnë bindshëm.

Partizani arrin kështu një fitore të bukur, por distanca ndaj Skënderbeut që fitoj në Korcë thellësisht ndaj Flamurarit, nuk ndryshon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.