Teuta-Partizani, gjithnjë të ndarë nga një gol

0
SHPËRNDAJE

Partizani - Teuta

Skuadrat e Teutës dhe Partizanit do të përballen në “Niko Dovana” në një ndeshje të rivalizuar. Durrsakët e drejtuar nga Gugash Magani, kërkojnë të mos shkëputen apo të përfitojnë karshi Kukësit, i cili ndodhet në vendin e tretë me pikë të barabarta (44) me skuadrën durrsake. Ndërkohë që Kukësi do të luajë në “Selman Stërmasi” përballë Tiranës. Teuta pret Partizanin që nga ana e tij nuk do t’i ndahet deri në fund kryesueve të Skënderbeut që janë +4 pikë ndaj të kuqve.

Partizani - Teuta 0-1
Partizani – Teuta 0-1

Dy ndeshjet e luajtura deri tani midis dy skuadrave respektive janë ndarë nga vetëm një gol. Në  “Niko Dovana” pas një aksioni të Bardhit dhe asistit për Trashin, ishte ky i fundit që zgjidhi takimin në shifrat 1-0 në favor të skuadrës së drejtuar asokohe nga Starova. Ndërkohë që Magani dhe “banda” e tij ia kthyen kusurin në “Qemal Stafa” në ndeshjen e fundit të vitit 2015. Një gol nga goditja standarte e specialistit Lukic vendosi fatet e takimit, pasoja që Partizani vazhdon t’i vuajë edhe sot në tabelën e klasifikimit, në luftën e tij për titullin kampion.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.