Egzon Gashi largohet nga Teuta

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Futbollisti nga Peja që erdhi me bujë te Teuta e Durrësit në korrik të këtij viti, Egzon Gashi është larguar nga ekipi durrsak pasi nuk ka gjetur gjuhën e bashkëpunimit me drejtuesit e klubit bregdetar. Sipas presidencës durrsake Gashi ka treguar mungesë të theksuar profesionalizmi. Sipas medias lokale “Durrës Lajm”, vetë presidenti i klubit durrsak, Edmond Hasanbelliu citohet të jetë shprehur kështu:

“Jam i zhgënjyer nga sjellja që ky lojtar ka treguar ndaj skuadrës. Ai u largua nga faza përgatitore në Bullgari duke pasur dhe lejen tonë për shkak të ceremonisë së martesës që do të realizonte në Kosovë. Iu dha leje dhe një pagesë, më pas lojtari jo vetëm që nuk është kthyer në kohë, por priste që të vinte në Durrës pasi ne t’i dërgonim një pjesë tjetër lekësh. Kjo sjellje nuk është aspak korrekte ndaj ekipit tonë, ndaj më mirë ta mbyllim pa u nisur mirë se sa të kemi probleme më vonë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.