Teuta, priten zhvillime në ditët në vijim

0
SHPËRNDAJE
loading...

Te skuadra e Teutës, pritet të ketë zhvillime në ditët në vijim, pasi do të ketë një mbledhje mes presidentit Edmond Hasanbelliu dhe zv. presidentit Ardian Bardhi ku do të diskutohet në lidhje me të ardhmen e skuadrës durrsake.

Gjithashtu, trajneri Gugash Magani së bashku me drejtuesit do të nisë punën për përzgjedhjen e lojtarëve që do të jenë pjesë e ekipit për sezonin e ri.

Firot e para tek Teuta ishin Shpëtim Moçka, Rustem Hoxha, Ergi Borshi, Blerim Kotobelli, Bruno Dita, Andi Ribaj, Artur Magani, ndërkohë që deri në këto momente ka pasur shumë alternativa, por ende nuk ka pasur diçka konkrete. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU