Teuta rikthehet tek fitorja, “kapitullon” Tërbuni

0
SHPËRNDAJE

Teuta-Tërbuni 3-1

Shënues: Lamçja 11′, Magani 34′, Gripshi 90’/ Dhrami 19′

TEUTA: Rizvani, E.Hoxha, R.Hoxha, Kotobelli, Lukić, Dita, Musta, Mihani, Hodo, Lamçja, Magani. Trajner: G. Magani.

TËRBUNI: Haxho, Lila, Milenkoviç, Brahja, Peqini, Mone, Gavazaj, Gërxho, Karapici, Dhrami, Vatnikaj. Trajner: S. Nikaj.

Gjyqtarë: Blerim Ziri, Endrit Veseli (Fushë Krujë), Skerdi Greca (Lushnje)

Teuta ka mposhtur skuadrën e Tërbunit në “Niko Dovana” në shifrat 3-1. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani ka zotëruar topin më shumë se kundërshtari duke komanduar lojën. Fitorja e tretë kjo në katër sfida për Teutën, ndërkohë që Tërbuni regjistron tre humbje në katër takime.

Pjesa e parë
Në fillim janë vendësit që tentojnë të shënojnë dhe e arrinë dicka të tillë me anë të Lamces, kombinon me Hodon, më pas shmang një mbrojtës dhe nga rreth 25 metra lëshon një silurë me të djathtën duke kaluar në avantazh ‘Djemtë e Detit’. Kundërpërgjigjet Tërbuni, është Dhrami që merr një top dhe pasi shmang 3 mbrojtës vendës godet me të majtën në hyrje të zonës duke mposhtur portierin Rizvani dhe barazuar shifrat në 1-1. Por Teuta nuk pajtohet dhe është pikërisht Artur Magani që brenda zonës zotëron topin dhe me intuitë godet pa e parë portën, e majta e tij është e lehtë, por duke pësuar një devijim përfundon në portën e Haxhos, i cili është me mashtruar nga devijimi dhe s’mund të bëjë asgjë. 2-1 për Teutën që rigjen avantazhin. Deri në fundin e fraksionit të parë të dyja skuadrat tentojnë por pa gjetur rrugën e rrjetës.

Pjesa e Dytë
Tërbuni mundohet të bëjë dicka më tepër duke përqendruar lojën tek sulmuesi kryesorë Vatnikaj, por mbrojtja e Teutës është e vëmendshme duke ndalur cdo iniciativë. Loja është e një niveli mesatar, temperaturat e larta në një kohë të papërshtatshëm ka ndikimin e saj. Dy trajnerët respektiv bëjnë ndryshimet e nevojshme, por është Teuta që do të buzëqesh, pasi i riu Gripshi, vetëm 18-vjecar, i vjedh një top mbrojtësij Lila dhe shënon golin e tretë për Teutën, 3-1 dhe talenti i Teutës mund të festojë me shokët e tij golin që vulosi fitoren në minutat e fundit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.