Teuta/ Shumë shpejt do ketë një sulm të “frikshëm”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Teuta prej pesë ndeshjesh nuk fiton në kampionat, ndërkohë që edhe në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë ka kaluar me vuajtje, pasi vetëm në fund ia doli të përmbyste humbjen e ndeshjes së parë në Pukë me rezultatin 1-0.

Durrsakët e mbyllin fazën e parë me dy ndeshje që mund të kalohen dhe drejtuesit presin gjashtë pikë pas përballjeve me Lushnjen dhe Laçin, ndryshe gjithçka do të përkeqësohej.

Ndërkohë ka edhe lajme të mira, pasi sulmuesi Onieka Osemene ka nisur përgatitjet pas një periudhe të gjatë që qëndronte jashtë fushave të blerta për shkak të një problemi me tendinat.

Nigeriani është vënë nën urdhrat e trajnerit Magani, ashtu sikurse iraniani Reza Karimi, i huazuar nga Skënderbeu. Mesfushori ofensiv ka zgjidhur problemet me dokumentacionin dhe tashmë pritet të jetë një opsion për stafin teknik.

Me Karimin dhe Çyrbjen nga krahët, si dhe me rikthimin në kondicionin e duhur të Osemenes, Teuta me të vërtetë do të bëhej shumë e rrezikshme përpara, pasi bëhet fjalë për futbollistë me cilësi mjaft të mira teknike dhe që zotërojnë shpejtësi të lartë.

Teuta Skenderbeu
Teuta-Flamurtari
Teuta-Flamurtari 1-2
Teuta – Skenderbeu

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU