Teuta – Skënderbeu 1-1/ Ka paqe në “Niko Dovana”

0
SHPËRNDAJE

Teuta – Skënderbeu 1-1

Golat: Latifi 34’/ Lena 60′ (11-m)

Teuta: Moçka, Lukić, Shkalla, Hoxha, Kotobelli, Lena, Hila, Hodo, Musta, Lamçja, Jonathan. Trajner: Gugash Magani

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Arapi, Lilaj, Orelesi, Progni, Latifi, Xhejms, Salihi. Trajner: Mirel Josa




Teuta dhe Skënderbeu kanë shfaqur një 90-minutësh tepër të bukur në “Niko Dovana”. Në pjesë e parë janë miqtë që kalojnë në avantazh me anë të Latifit. Në pjesën e dytë Teuta hidhet tërësisht në sulm, madje shkon edhe pran golit me anë të Hodos, por pret Shehi duke bërë mrekullin. Janë minuta të tëra që flasin për Teutën. Ndërkohë që Hila tenton të fus një top me kokë në zonë, por sipas kryesorit Jemini topi preket me dorë nga Vangjeli dhe penallti. Nga pika e bardhë merr vrull Lena dhe me një prekje “alla Totti” shënon 1-1. Reagon Skënderbeu dhe Salihi vë në provë Mockën që është në lartësin e duhur. Deri në fundin e sfidës shifrat kanë ngelur të pandryshuara 1-1.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.