Teuta – Skënderbeu formacionet e mundshme. Daja luan me titullarët

0
SHPËRNDAJE
loading...


Kupa e Shqipërisë / Sot, Skënderbeu do të luajë në transfertë kundër Teutës, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Takimi i parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të korçarëve, megjithatë kampionët i druhen ndonjë surprize të mundshme. Në këtë mënyrë trajneri Ilir Daja ka bërë gati formacionin titullar dhe me shumë gjasa bardhekuqtë do të zbresin në fushën e “Niko Dovanës” me këtë 11-she: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Orelesi, Gavazaj, Xhejms, Latifi, Salihi.

Ndërsa Teuta e drejtuar nga Gugash Magani do të përballet me kampionët e Shqipërisë me këtë formacion: Moçka, Beqaj, Hoxha, Markoviç, Kotobelli, Sykaj, Progni, Hila, Dita, Musta, Bangal.
Ky takim do të zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.